Një ditë më parë i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa sot, sfidën e radhës, Kreshnik Hajdari e ka në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, kryebashkiaku i Kuçovës shoqërohet nga avokati i tij, teksa i drejtohet ambienteve të SPAK-ut.