Katër persona humbën jetën teksa tentonin kalimin e La Manshit: Autoritetet në Pas-de-Calais pohuan se dy burra dhe dy gra vdiqën teksa përpiqeshin të ngjiteshin në një gomone, të përshkruar dhe si një lloj taksie detare, por u rrëmbyen nga rrymat e fuqishme detare në zonë. 37 persona janë dërguar në spital, e njëri është trajtuar për hipotermi.