Ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ngritur aktakuzë për komplot për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020. Aktakuza vjen pas një hetimi ndaj ngjarjeve që ndodhën gjatë trazirave të 6 janarit në vitin 2021, në Kapitol të Shteteve të Bashkuara.