Top Channel/ Serbia u “qahet” ndërkombëtarëve: Prishtina po na rrëmben toka në veri të Kosovës!
30/12/2023 11:37

Propozimi ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë e Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës u miratua nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, por nuk kaloi pa shkaktuar reagimin e Serbisë. Në atë zonë janë Ndërmarrja Publike "Standard", Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Autoriteti i Përkohshëm Komunal, të cilat punojnë që të gjitha sipas sistemit serb. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic e cilësoi këtë si një “rrëmbim toke” nga ana e Prishtinës në Mitrovicën veriore. Caktimi i parcelës ku janë vendosur institutcionet e Serbisë, tha ai, është bërë pa njoftim, pa diskutim publik apo konsultim me qytetarët, me qëllimin të krijojë një “fortifikim të ri policor” në zonat serbe. Petkovic për këtë lëvizje ka njoftuar autoritetet ndërkombëtare dhe pret reagimin e tyre. Ai kujtoi se ndërmarrjet komunale "Standard" dhe "Ujësjellësi", të vendosura në atë pjesë toke, kanë punësuar më shumë se 300 persona. Ai e përshkroi këtë si tentativë për të shkaktuar një krizë të re në veri të Kosovës dhe për të shmangur kështu obligimet e Prishtinës në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe për të penguar procesin e shkarkimit të kryetarit, të iniciuar nga serbët lokalë. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, shpjegoi megjithate për REL parcela që i është dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka disa objekte ku janë të vendosura institucionet serbe si dhe një sallë sportive, e cila është ndërtuar me fondet e BE-së. Ai ka dhënë përgjigje se çfarë do të ndodhë me objektet ekzistuese.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10