Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, njoftoi se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, u bllokua teksa kalonte në Serbi sepse në dokumentet e tij shkruhej: Republika e Kosovës. Panxha, përmes një postimi në ‘Facebook’, tregoi se ky nuk është rasti i parë, por kompanitë kosovare po hasin në problem te ngjashme.