Senati amerikan me 69 vota pro dhe 30 kundër miratoi të martën projekligjin dypartiak mbi infrastrukturën me një vlerë prej 1 trilion dollarësh. Paketa përfshin rreth 550 miliardë dollarë në shpenzime të reja që do të përdorën për ndërtimin e rrugëve, sistemeve ujore dhe përmirësimin e qasjes në internet me shpejtësi të lartë. Votimi i së martës vjen pas negociatash të gjera mes një grupi ligjvënësish demokratë e republikanë, ndwrsa presidenti Joe Biden u shpreh i lumtur pwr kalimin e projekitligjit.