Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë si shkaktar i vdekjes te gratë. Çdo vit humbin jetën 40 gra nga ky kancer dhe diagnostikohen 130 raste të reja. Mjeket gjinekologë i bëjnë thirrje grave të bëjnë kontrolle për praninë ose jo të Human Papilloma virus, i cili nëse kapet në kohë, shpëton jetë.