Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë ndaj përhapjes së virusit Chikungunya, që transmetohet nga pickimi i mushkonjave. Virusi është përhapur në pjesë të Azisë, Afrikës, Europës, Amerikës Latine dhe Oqeanit Indian. Që nga fillimi i vitit 2025, janë regjistruar rreth 240 mijë infektime dhe 90 viktima në 16 vende, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.