Një kallashnikov është sekuestruar në Rrëshen të Mirëditës. Si pasojë ra në pranga 20-vjeçari P. T. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e të riut dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. 20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, por falë veprimeve të shpejta është kapur nga shërbimet e Policisë.