Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “NDËRMOLLASI 2”. Gjenden në fshatin Ura e Shtrenjtë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja. Vihen në pranga 2 shtetasit që dyshohet se i posedonin.