Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko të mërkurën deklaroi se inflacioni në vend shënoi një rritje të shpejtë në tre mujorin e katërt, duke arritur në 3.7% në muajin dhjetor. Sejko tha se ndryshe nga sa ishte parashikuar inflacioni do të kthehet në objektiv prej 3% vetëm në vitin 2023 dhe jo këtë vit. Edhe gjatë vitit 2021, inflacioni ishte në numra të lartë, por kjo u ndikua nga shtrenjtimi i çmimeve dhe i naftës.