Në ambientet e Gjykatës së Vlorë ku ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerit, ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë. Pasi ka komunikuar me avokatin e Belerit, ambasadorja greke Konstantina Kamitsi është lejuar të hyjë në ambientet e gjykatës për të ndjekur seancën, dhe masën e sigurisë ndaj Fredi Belerit.