Top Channel/ Scholz akuzon Rusinë dhe Kinën, Kancelari kritikoi dy vendet për sulme kibernetike
04/12/2024 22:39

Siguria kibernetike dhe infrastruktura në Gjermani janë nën “kërcënim të rëndë” nga kundërshtarë të huaj si Rusia dhe Kina, ka thënë të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz në Bundestag. “Siç e dimë të gjithë, shkaqet kryesore të sulmeve të këtij lloji që ndikojnë në sigurinë tonë kibernetike vijnë nga Rusia. Dhe sigurisht që vijnë herë pas here edhe nga Kina”, ka deklaruar Scholz. Shtetet e Bashkuara kanë thënë të martën mbrëma se një hakim i madh kinez i furnizuesve globalë të telekomit po vazhdon. Gjithashtu ka pasur ndërprerje pas dëmtimit të dy kabllove me fibra optike nënujore në Detin Baltik, gjë që shkaktoi dyshime për sabotim. Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë javën e kaluar paralajmëroi se zyrtarët e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë dyshonin nëse vendet e NATO-s do t'i përmbaheshin një klauzole të mbrojtjes reciproke të parashikuar në traktatin e NATO-s. Sipas tij, Moska mund të organizojë një ndërhyrje të kufizuar nën pretekstin e mbrojtjes së pakicave ruse në territoret aleate të NATO-s, duke testuar kështu qëndrueshmërinë e të ashtuquajturit Neni 5, me shpresën që do të çonte në kolapsin e aleancës. I pyetur për negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, Scholzi ka thënë se vendimet nuk mund të merren "mbi kurriz të Ukrainës", por se i takon Kievit të shqyrtojë se si duhet të vazhdojnë gjërat. Marrë parasysh një bisedë telefonike një orëshe që pati me presidentin rus Vladimir Putin javë më parë, Scholzi ka thënë se presidenti rus nuk ka treguar se dëshiron të bëjë asgjë në drejtim të paqes.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20