Top Channel/ Sauditët “tradhëtojnë SHBA: Ndërtojnë raketa balistike me Kinën!
24/12/2021 14:05

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë informacione se Arabia Saudite po prodhon në mënyrë aktive raketat e veta balistike me ndihmën e Kinës, një zhvillim ky që mund të ketë pasoja në Lindjen e Mesme. Është e ditur se ky vend ka blerë raketa balistike nga Kina në të kaluarën, por kurrë nuk ka qenë në gjendje të krijojë vetë të tilla, thotë CNN. Imazhet satelitore, sipas gjigandit mediatik amerikan, sugjerojnë gjithashtu se Mbretëria aktualisht po prodhon armë ndoshta në më shumë se një zonë. Zyrtarë amerikanë të agjencive të shumta, duke përfshirë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, janë informuar muajt e fundit rreth teknologjisë së ndjeshme të raketave balistike midis Kinës dhe Arabisë Saudite.Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden tani po përballet me pyetje gjithnjë e më shpeshta se nëse përparimet e raketave balistike saudite mund të ndryshojnë dinamikën e fuqisë rajonale dhe të komplikojnë përpjekjet për të zgjeruar kushtet e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin, e cila përfshinte kufizimet në teknologjinë raketore – një qëllim ky i përbashkët i SHBA-së, Europës, Izraelit dhe vendeve të Gjirit. Irani dhe Arabia Saudite janë armiq dhe kjo do të bëjë që iranianët të refuzojnë ndalimin e prodhimit të raketave balistike nëse dëshmohet që edhe Arabia Saudite ka filluar të prodhojë të sajat.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13