Gjykata Ndërkombëtare Penale reagoi shpajt pas sanksioneve të vendosura ndaj saj me dekret të presidentit amerikan, Donald Trump. Institucioni i njohur në Hagë deklaroi se një lëvizje e tillë përbën kërcënim për punën e pavarur dhe të paanshme të tij. GJNP-ja i bëri thirrje të gjithë 125 vendeve anëtare të bashkohen pas drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.