Shqipëria për një ditë u bë kryeqytet i Europës duke organizuar Samitin e Procesit të Berlinit. Një ngjarje jo vetëm me rëndësi për vendin tonë, por edhe për të gjithë rajonin, duke treguar rikthimin e pashmangshëm të vëmendjes të Unionit Europian nga Ballkani Perëndimor, në një kohë kur lufta në Ukrainë sjell sfida të reja sigurie, përfshi tentativat e Rusisë për një rajon të destabilizuar, janë prezentë. Nën rrezet e forta të diellit dhe në fokusin e kamerave të medias europiane, kryeministri Edi Rama priti udhëheqësit e BE përfshi ata të rajonit. E gjithë vëmendja dhe pritshmëritë shkuan te presidentja e komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila është angazhuar në një plan të ri rritje për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.