Nga Brukseli, presidenti amerikan Joe Biden theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, duke i rikthyer aleatëve qetësinë që iu lëkund nga paraardhësi i tij, Donald Trump. Krerët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në kryeqytetin belg për të diskutuar sfidat e aleancës që sipas Biden, përballet me shumë të tilla. Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën. NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë” dhe Europa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu.