Në selinë e Berzh-it në Londër u mbajt këtë të hënë samiti I investimeve në ballkanin perëndimor për vititn 2024. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë gjashtë lidera të rajonit, mes të cilëve tre kryeministra shqiptarë. Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferi sollën sugjerimet e tyre për nxitjen e investimeve të reja si dhe për bashkëpunimet në projektet rajonale dhe ndërkufitare Kreu I qeverisë Edi Rama në fjalën e mbajtur online tha se Shqipëria ka ndryshuar shumë, ndërsa paraqiti si shembull të këtij suksesi arritjen e 10 milionë turistëve vitin e kaluar. Ai theksoi gjithashtu se borxhi publik në vend për herë të parë ka shkuar nën 60%