Gjatë fjalës së tij në Samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se ky ‘duarshtrëngim’ është në funksion të mbështetjes që shteti shqiptar i detyrohet arbëreshëve. Rama tha se ky samit mbledh në një, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe i dedikohet arbëreshëve që kanë ruajtur zakonet, traditën dhe gjuhën shqipe, edhe pse janë integruar tërësisht në Itali.