Në Tiranë po zhvillohet Samiti i Diasporës në Ditën Arbëreshe. Gjatë fjalës së tij, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se ky është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe. Hasani shprehu mirënjohjen ndaj Italisë për vëmendjen e jashtëzakonshme ndaj komuniteteve arbëresh.