Në samitin e sotëm në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor thuhet se vendeve të rajonit nuk do t`u jepen data konkrete për anëtarësimin. Por në këmbim, priten stimuj të mëdhenj ekonomikë: Brukseli duket se dëshiron ta përdorë këtë lloj ndihme për ta tërhequr Ballkanin nga vetja, e për ta mbajtur larg ndikimit të Kinës e Rusisë.