Fëmijë me prindërit duke ecur të shkujdesur përpara këtij posteri që paralajmëron mbajtjen e samit të BE-s, mbase pa e kuptuar se të martën e 6 dhjetorit Tirana për pak orë, do të kthehet në kryeqytetin e Europës. Pak metra me tutje, përgatitjet vazhdojnë për të mikpritur të gjithë udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-s në samit e BE-s me Ballkanin Perëndimor, një ngjarje e rrallë e historike për historinë moderne të Shqipërisë.