Top Channel/ Samaras përjashtohet nga partia! Mitsotakis i mbyll derën ish-kryeministrit
16/11/2024 19:32

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish kryeministrin konservator Antonis Samaras. Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish liderit të kësaj partie në gazetën To Vima të së dielës, ku ai ka kritikuar përsëri shumë ashpër kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Gerapetritis. Kritikat e ish-kryeministrit, Samaras, adresohen ndaj politikës që po ndjek qeveria Mitsotakis -sidomos politikës së jashtme- ndaj dhe bën thirrje indirekte, por të qartë për dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Georgos Gerapetritis. Në intervistën e tij, duke ju referuar një diskutimi të shkurtër mes liderëve të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë dhe Qipros ,para fillimit të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ai shprehet tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”. Disa orë pas përjashtimit Samaras me një deklaratë për shtyp ka thënë se «Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e​ Ζ. Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan pak Demokracisë së Re, si në marrëdhëniet me Turqinë, në problemet e qytetarëve me shtrenjtësinë e vazhdueshme, tek woke ​axhenda , që ndërsa vetë e solli në Greqi, pas zgjedhjes së ​z.Trump ,po fillon ta luftojë. Gjyqtar i të gjithëve ne do të jetë populli dhe historia». Është hera e dytë brenda disa muajve që Antonis Samaras ka kritikuar ashpër kryeministrin Mitsotakis. Madje edhe herën e parë kritikat erdhën vërtet pas rezultatit më të dobët që morrën konservatorët në dhjetë vitet e fundit,në zgjedhjet për PE, por përsëri kishin si objekt politikën e Jashtme për marrëdheniet me Turqinë dhe Shqipërinë, pas vizitës së parë të kryeministrit Rama në Athinë. Ndërsa ka shigjetuar edhe miratimin e ligjit për martesën e personave të të njëtit seks , politikat sociale, ekonominë dhe shtrenjtësinë. Gjithashtu është hera e dytë në 3 dekadat e fundit që Antonis Samaras përjashtohet nga Demokracia e Re. Herën e parë ai është larguar nga konservatorët pasi nuk ka rënë dakord me babain e kryeministrit të sotëm Konstantinos Mitsotakis në vitin 1993 për emrin e Maqedonisës së Veriut , kur ka dhënë dorëheqjen si ministër i Jashtëm dhe ka shkaktuar zgjedhje të parakohshme që kanë risjellë përsëri në pushtet socialistët e Andrea Papadnreut. Vlerësohet se përjashtimi i tij i ri nga Demokracia e Re, mund të sjellë turbulenca të reja jo vetëm në gjirin e konservatorëve, por edhe në skenën politike të vendit.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46