Vlerat historike dhe potenciali turistik e ekonomik i Durrësit ishte temë e diskutimeve në Forumin Urban të Marmarasë në Stamboll. Në një sesion special të këtij forumi kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, diskutoi për sfidat që kaloi Durrësi pas dy fatkeqësive që e goditën rëndë atë, siç ishin tërmeti dhe pandemia, për programin e rindërtimit dhe punën e madhe që është bërë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare për ringritjen e qytetit.