Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë në krah të Izraelit, premtoi kreu i diplomacisë amerikane Anthony Blinken gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv. Mesazhi i tij ishte i qartë e i drejtpërdrejtë; ai foli për rrënjët e tij hebreje, shprehu tmerrin e tij personal ndaj sulmeve të Hamasit brutaliteti i të cilit sic tha, duhet dënuar me forcë, e premtoi akoma edhe më shumë armatime e municione.