Me sulmet amerikane në bazat bërthamore të Iranit konflikti merr një trajtë tjetër dhe të paparashikuar duke komplikuar natyrshëm aspektet e sigurisë për ata që jetojnë atje. Në Iran jetojnë dhe punojnë disa shtetas shqiptarë por zyrtarisht nuk dihet numri i saktë i tyre. Në të shkuarën Republika Islamike e Iranit për çështje konsullore mbulohej prej ambasadës tonë në Ankara.