Top Channel/ Rusia “tremb botën”, teste në Arktik: Po zhvillon një armë të re bërthamore!
29/08/2025 11:41

Imazhet satelitore nga ishulli rus Novaja Zemlja treguan se këto javët e fundit, atje ka pasur një shtim të dyshimtë të lëvizjeje, përfshirë këtu kamionë të rëndë për lëvizjen e dheut, kontejnerë transporti, ndërtesa të përkohshme banimi, aeroplanë për ngarkesa të rënda, helikopterë dhe anije transporti. Ekspertët që ndjekin me vëmendjen zhvillimin e armëve të Moskës, japin alarmin duke nënkuptuar se të gjitha këto mund të jenë shenjë e faktit që Rusia po bën një testim të ri të raketës lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe me energji bërthamore, e njohur si Buravestnik, e cila më parë kishte hasur shumë probleme. “Vendndodhjet operative për këtë sistem janë thuajse të kompletuara. Ky sistem do të bëhet funksional shumë shpejt”, deklaroi Decker Eveleth, hulumtues në Qendrën për Analiza Detare me seli në Uashington, i cili ka analizuar imazhet satelitore të këtyre vendndodhjeve, të realizuara në korrik dhe gusht. Ata kanë avancuar shumë thotë Eveleth, që mendon se me shumë gjasë, ky mund të ketë qenë kontrolli përfundimtar para testimit dhe vlerësimit operativ. Në të njëjtën linjë mendimi është edhe Pavel Podvig, hulumtues për kontrollin e armëve me seli në Gjenevë. “Nuk do të befasohesha nëse provohet se testimi tashmë ka ndodhur”, thotë ai. Raketa, të cilën NATO-ja e ka quajtur Skyfall, është në zhvillim prej më shumë se një dekade. Ajo është një nga disa sistemet e reja mbi të cilat janë përqendruar projektuesit rusë, teksa Kremlini po ndan para për zhvillimin e armëve si pjesë e një gare armësh – kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46