Mes përpjekjeve diplomatike për të afruar fundin e luftës gati 4 vjecare, Rusia dëshmoi edhe një herë se paqja nuk është ende pranë. Forcat ruse e nisën ditën e sotme me sulme masive ajrore në Ukrainë, duke shënjestruar me dronë dhe raketa disa rajone, sipas autoriteteve në Kiev, që raportojnë për viktima civile dhe dëme të mëdha në zonat e banuara dhe në infrastrukturë. Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia lëshoi brenda disa orësh 574 dronë dhe 40 raketa gjatë natës.