Top Channel/Rusia sulmon Poloninë? Raketa ruse në fshatin polak, vriten dy vetë, SHBA: Gati të ndërhyjmë!
15/11/2022 22:16

Dy raketa ruse të nisura, me gjasë drejt Ukrainës, kanë përfunduar në territorin e Polonisë duke vrarë dy personave sipas mediave vendase. Lajmin e përcjellë nga stacioni televiziv polak Zet e konfirmuan edhe ekipet lokale zjarrfikëse. Ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët e shtetit anëtar të NATO-s, por CNN kryeministri polak Mateusz Morawiecki mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të një “situate urgjente”, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe presidenti Andrzej Duda. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Pentagonit. Sekretari për shtyp i departamentit amerikan të mbrojtjes, gjeneral brigade Pat Ryder pohoi se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të raporteve se dy raketa ruse kanë goditur një zonë brenda Polonisë, në afërsi të kufirit me Ukrainën, por nuk ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Për cdo rast, Shtetet e Bashkuara tha ai, janë gati të mbrojnë cdo centimetër të territorit të NATO-s. SHBA-ja është shumë e bindur tek forca e saj mbrojtëse në Europë, shtoi ai. Në të njëjtën linjë ishte dhe deklarata e ministrisë së jashtme të Estonisë, e cila njoftoi gadishmërinë për të mbrojtur cdo pëllëmbë territori të aleancës. "Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në Twitter. Mbretëria e Bashkuar po ashtu njoftoi se janë duke i hetuar të tilla raportime dhe po komunikojnë me aleatët për cdo zhvillim të situatës. Nëse konfirmohet, ky mund të përbëjë një precedent tejet të rrezikshëm të konfliktit, sepse do të shënonte të parën herë që një vend i NATO-s goditet nga Rusia, e mund të kërkojë aktivizimin e nenit 5 të Paktit të Atlantikut, që parashikon angazhimin ushtarak nëse rast se sulmohet një vend i vetëm i aleancës. Moska sakaq ka mohuar të ketë gisht, dhe e quajti këtë një provokim duke theksuar se kurrë nuk ka lëshuar raketa në zonën në fjalë.

Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30