Në kohën kur vëmendja e botës u spostua tek arritja e pushimzjarrit në Gaza, një tjetër vatër konflikti që shqetëson globin u trazua sërish. Rusia sulmoi Kievin me dronë e raketa, në një ofensivë që solli ndërprerje masive të energjisë. Kryeqyteti ukrainas u zhyt në errësirë, e një situatë e ngjashme u raportua edhe në rajone të tjera të vendit.