Oleksandr Prokudin, guvernatori i Hersonit, rajon në lindje të Ukrainës, ka njoftuar për evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet, pas raportimeve se forcat ruse shkatërruan një sigë të lumit Dnjepër në Nova Kahovka. “Brenda pesë orëve, niveli i ujit do të arrijë një nivel kritik. Ka filluar evakuimi nga zonat e rrezikshme. Unë u bëj thirrje veçanërisht banorëve në bregun e majtë [të Dnjeprit]: bëni gjithçka që është e mundur për ta mbrojtur veten dhe për ta shpëtuar jetën tuaj. Largohuni menjëherë nga zonat e rrezikshme”, tha Prokudin në Telegram.