Vladimir Putin nuk u mjaftua me rajonet lindore të Ukrainës. Orët e para të ditës së sotme, presidenti rus dha urdhrin që trupat e tij në kufi prisnin prej javësh. Rusia filloi sulmin e përgjithshëm mbi vendin fqinj, duke mos i lënë më asnjë shtreg diplomacisë, e cila nuk arriti sidoqoftë përgjatë kësaj kohe të prodhonte asnjë rezultat të prekshëm. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin Kiev, në qytetin port të Odesës dhe në Kharkiv, në verilindje të vendit.