Shtetet e Bashkuara e panë me shqetësim testin raketor të kryer nga Rusia së fundi, duke e cilësuar atë si "të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm". Moska lëshoi në hapësirë një satelit të saj, por ky veprim krijoi një re të madhe mbeturinash që detyroi ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor të ndërmarrë veprime. “Më herët sot, Federata Ruse në mënyrë të pamatur kreu një test satelitor shkatërrues kundër një prej satelitëve të saj.