Inteligjenca britanike pohon se ofensiva e forcave ruse në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës e ka humbur hovin dhe është shumë prapa planit të parashikuar të Moskës. Bilanci që bën Ministria britanike e mbrojtjes është i rëndë: sipas saj, Rusia deri më tani ka humbur një të tretën e forcave luftarake tokësore që dërgoi në shkurt në Ukrainë.