Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02/2026 00:29

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina u takuan në Gjenevë të martën për një raund tjetër bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bisedimet po zhvillohen një javë para përvjetorit të katërt të sulmit për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kreu i delegacionit ukrainas Rustem Umerov ka thënë se temë e diskutimeve ishin çështjet e sigurisë dhe ato humanitare. Megjithatë, pritshmëritë për ndonjë përparim në dy ditët e planifikuara të bisedimeve në Zvicër janë të ulëta, pasi asnjëra palë nuk është e gatshme të lëvizë nga qëndrimet e saj. Rusia insiston mbi çështjet kryesore territoriale e Ukraina për garancitë e ardhshme të sigurisë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhanë afat deri në qershor për një zgjidhje. Delegacioni amerikan kryesohet nga i dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner. Pak orë para se delegacionet të takoheshin në Zvicër, Rusia kreu një sulm të madh ajror ndaj Ukrainës, duke goditur 12 rajone me 400 dronë dhe pothuajse 30 raketa. Të paktën tre persona u vranë nga këto sulme dhe 11 të tjerë u plagosën, ndërsa dëme të mëdha ka pësuar infrastruktura energjetike në disa qytete.

Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
DIGITALB DIGITALB