Nuk kaloi saktësisht në paqe ceremonia mortore e kritikut të madh të Kremlinit Alexei Navalny, sic kishin shpresuar të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij. Autoritetet ruse nuk i rezistuan dot zakonit të vjetër, e të paktën 120 persona janë prangosur në vend vetëm sepse kërkuan t`i japin lamtumirën e fundit ish kreut opozitar, vdekja e të cilit në 16 shkurt në një burg të rrethit Arktik vazhdon të mbetet e rrethuar nga dyshime.