Top Channel/ Rusia ndalon gazin për Austrinë! Moska mbyll rubinetin për herë të parë që nga 1968
15/11/2024 22:43

Rusia ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin me gazë nga e shtuna e 16 nëntorit, që është shenjë se furnizimit me gaz rus në Evropë po i vjen fundi shpejt. Ndërprerja e furnizimit me gaz nënkupton se Rusia tani do të furnizojë me sasi të mëdha gazi vetëm dy vende evropiane, Hungarinë dhe Sllovakinë. Para se ta niste pushtimin e Ukrainës më 2022, gazi rus plotësonte 40 për qind të nevojave të furnizimit me gaz në Bashkimin Evropian. Kancelari i Austrisë, Karl Nehmmer, tha të premten se Austria ka alternativa të garantuara të furnizimit me karburant dhe se “askush nuk do të mërdhijë këtë dimër, asnjë shtëpi nuk do të jetë e ftohtë”. “Magazinat tona të gazit janë të mbushura dhe ne kemi kapacitete me bollëk për të marrë gaz nga rajonet e tjera”, tha Nehammer. “Ne nuk mund të shantazhohemi”, shtoi ai. Austria ishte vendi i parë nga Evropa perëndimore që filloi të blinte gaz nga Bashkimi Sovjetik më 1968. Këtë vit, ky furnizim do të marrë fund pas mospajtimeve mes kompanisë ruse ta gazit, Gazprom, dhe asaj austriake OMV. OMV-ja njoftoi se Gazpromi ia ka bërë me dije se do ta ndalë furnizimin me gaz nga e shtuna, ndërsa Gazprom nuk e ka komentuar lajmin ende. Austria ka qenë njëra nga vendet e pakta evropiane që vareshin akoma nga gazi rus, pasi shumica e vendeve të kontinentit i ulen importet e gazit rus pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48