Perëndimi i tregoi një ditë më parë Rusisë se është gati të shënjestrojë industrinë e saj gjigande të energjisë- edhe pse kjo mund t`i dhembë edhe atij vetë. Pasi Moska urdhëroi hyrjen e trupave në lindje të Ukrainës, Gjermania njoftoi se po bllokonte certifikimin e Nord Stream2. Lajmin e dha vetë kancelari Olad Scholz.