Moska ka frenuar negociatat për paqe. Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia duhet të jetë pjesë e çdo bisedimi ndërkombëtar për garancitë e sigurisë së Ukrainës, duke e quajtur përjashtimin e Kremlinit “rrugë pa krye”. Lavrov theksoi gjatë vizitës në Jordani se përpjekjet evropiane janë një “përshkallëzim agresiv” janë një “përpjekje e ngathët për të bindur Trumpin”. Ai kërkoi gjithashtu që të përfshihet edhe Kina si aleate e Rusisë dhe të jetë një nga garantuesit e sigurisë, duke ringjallur një propozim të vitit 2022.