Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një dritë jeshile për mundësinë e rikthimit të Rusisë në marrëveshjen e grurit, kjo për shkak të fillimit të bisedimeve. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga pala ruse për përcaktimin e një date, por pritet që të nisin bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi.