Top Channel/Rusët “te porta”, Biden i jep zemër Ukrainës: Keni të gjithë mbështetjen tonë!
10/12/2021 14:33

Edhe pse një ditë më parë e bëri të qartë se SHBA nuk do të dërgojë ushtarët e saj për të luftuar me trupat ruse, presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht sovranitetin e Ukrainës, teksa ushtria ruse është grumbulluar në afërsi të kufirit ukrainas.Biden ka “rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë pasi dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike, që zgjati rreth 90 minuta. Zelenskiy u shpreh se Ukraina kishte "propozime të qarta" se si të zhbllokonte procesin e paqes në rajonin lindor të Donbasit, thuhet në deklaratë. Biden nga ana tjetër tregoi se SHBA-ja dhe aleatët e partnerët e saj janë të përkushtuar në parimin që nuk do të ndërmerren vendime dhe diskutime për Ukrainën pa përfshirjen e saj. Ai përsëriti qëndrimin se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione ekonomike ndaj Rusinë dhe do të rrisin ndihmën të në rast e një pushtimi nga ana e Rusisë. Biden tha këtë javë se SHBA do të marrë një rol më të drejtpërdrejtë në diplomaci për të trajtuar shqetësimet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi Ukrainën, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bindur udhëheqësin rus që të mos sulmojë fqinjin e saj perëndimor. Por ekspertët mendojnë se çdo negociatë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore çështjet e ndërlikuara të rivalitetit Lindje-Perëndim, do ishin si një ‘fushë e minuar” për presidentin amerikan

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB