Avioni i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri ulje të detyruar në Bullgari duke u mbështetura vetëm te hartat e printuara të aeroportit, për shkak të një sulmi të dyshuar rus që nxorri jashtë funksionit shërbimet e navigimit GPS. Lajmin e përcjell Financial Times, duke cituar tre burime të njohura me situatën.