Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, uroi ne fundjave qytetarët e Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë, duke theksuar pritshmërinë që dy vendet të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit. Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, kryediplomati amerikan nënvizoi seSHBA dhe Serbia ndajnë “një histori të gjatë dhe të rëndësishme, të karakterizuar nga miqësia dhe respekti reciprok”.