Ka nisur në Durrës EU4Municipalities II, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se ky program do të mundësojë bashkëpunimin e të gjithë bashkive në Shqipëri dhe shpjegoi rolin e tyre në këtë program.