Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Qafën e Muzinës në Sarandë. Enkelejda Bejko, 50 vjeçe, nënë e një djali ishte këtë herë viktima e aksidentit. Ajo ka qenë duke drejtuar një mjet ‘Hunday’ kur ka dalë nga rruga në një kthesë në zbritje. Aksi është problematik prej vitesh dhe në një gjatësi gati 400 m në të dy anët e qafës janë shënuar vetëm në 5 vitet e fundit katër aksidente fatale si dhe shumë të tjerë me të plagosur.