Në ishullin piktoresk grek të Poros, projekti për të rritur prodhimin e llojeve të ndryshme të peshqve, ka nxitur pakënaqësi tek banorët, të cilët shprehen se me këtë gjë truizmi i vendit është në rrezik. Greqia ka planifikuar prej kohësh ta bëjë ishullin e Gjirit Saronik me 3000 banorë pranë gadishullit të Peloponezit, një nga vendet më të mira të kulturës detare, me kulinarinë perfekte për sezonin e verës. Rezervuarët e peshkut do të mbulojnë një të katërtën e ishullit, 600 hektarë në tokë dhe 269 hektarë në det.