Inflacioni në Eurozonë u rrit lehtë gjatë korrikut, duke forcuar pritshmëritë për një tjetër rritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane. Sipas Eurostatit, inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën euro arriti në 2,9 për qind, nga 2,8 për qind në qershor.