30 milionë euro do të investohen në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veri të vendit. Vendimi për draftmarrëveshjen me Italinë për këtë projekt është miratuar në mbledhjen e qeverisë dhe vjen në kuadër të angazhimit të shtetit Italian në konferencën e donatorëve për të mbështetur disa projekte zhvillimore në vend.