I turpëruar, Vladimir Putin duket se i ka kërkuar ndjesë Azerbajxhanit për rrëzimin e avionit të pasagjerëve që i kushtoi jetën 38 personave. Shefi i Kremlinit, sipas mediave britanike, ka telefonuar presidentin azer Ilham Aliyev, për të kërkuar falje teksa ka pranuar se në kohën e incidentit me avionin e Azerbajxhan Airlines, sistemet ruse të mbrojtjes kanë qenë vërtet aktive, dhe po tentonin të zbrapsnin një sulme dronësh ukrainas.