Që prej vitit 2003 kur u shemb diga mbrojtëse, banorët e fshatit Mnelë e Madhe në bashkinë e Vaut te Dejës janë të pambrojtur nga vërshimi i lumit Gjadër. Thuajse çdo vit, për shkak të prurjeve të mëdha, lumi del nga shtrati dhe kalon përtej argjinaturave duke iu drejtuar fshatit Mnelë e Madhe, duke rrezikuar jetën e mbi 500 banorëve.